Shkolla e muzikës me arritje shumta në gara ndërkombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nxënësit e shkollës së muzikës të Ulqinit kohës së fundit kanë marrë pjesë në gara të ndryshme ndërkombëtare. Në garën “Sirmium Music Fest” në diciplinën e pianos pjesëmarrësit Ditjon Dragoviq dhe Erina Buzuku morën vendin e parë, kurse Nikolla Dediq vendin e dytë. Gara tjetër ishte në Smederevo ku përsëri nxënësit Ditjon Dragoviq, Erina Buzuku si dhe Nikolla Dediq dekorohen me vendin e parë. Si dhe në garën e fundit në Shqipëri “Pjetër Gaci” Erina, Ditjoni dhe Jasmina Peruniçiq morën vendin e parë, Amar Çoboviq dhe Nikolla Dediq vendin e tretë, kurse në në solokëndim vendi i parë i takoi Devora Pak. Gara e radhës online është në Sarajevë dhe me te e përfundojnë këtë vit shkollor.

 

AKZ

 

 

Share.