Shkolla “25 Maji” në Tuz përjashton 12 nxënës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas incidentit të ndodhur në shkollën e mesme “25 Maji” në Tuz, kur një numër nxënësish u përleshën në mes veti, kryesia e këtij institucioni në mbledhjen e Këshillit të mësimdhënësve të mbajtur ditën e djeshme, solli vendimin për përjashtimin e 12 nxënësve, kurse 22 të tjerë u paralajmëruan, thuhet në kumtesën për media të shkollës.

Në kumtesë gjithashtu theksohet se masat e marra janë në përputhje të plotë me ligjin dhe në interes të nxënësve dhe të punësuarëve. Nga shkolla sigurojnë se udhëheqësia dhe të punësuarit do të marrin të gjitha masat paraprake që këto ngjarje të mos përsëriten, kurse nxënësit duhet të kuptojnë se sjelljet që cënojnë marrëdhëniet ndërnjerzore nuk do të tolerohen, thuhet ndër të tjera në kumtesën e shkollës.

Share.