Shkodër: Lumturimi i 38 martirëve të fesë katolike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkodra bëri  lumturimin e 38 martirëve të fesë katolike.  Në qytet ndihet atmosfera për ditën e shënuar të të gjithë besimtarëve katolikë por jo vetëm.Mesha e sotme  është kremtuar në orën 10.00 në katedralen e “Shën Shtjefnit”.

Katedralja ka transformuar mjediset e brendshme edhe të jashtme duke u përgatitur për këtë moment të shënuar ku kanë marrë pjesë rreth 10 mijë besimtarë, 300 meshtarë nga trojet shqiptare, 5 kardinale nga Italia si edhe autoritete të larta të shtetit.I dërguari i Papa Françeskut, Prefekti i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato, ka  kremtuar meshën për lumnimin e 38 martirëve.

Bashkë me të edhe kardinalë të tjerë të Kishës Katolike, ardhur nga vende të ndryshme të botës, si kardinali Bagnasco, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Italisë, kardinali Ranier Maria Woelki, ipeshkëv i Këlnit, kardinali Salvatore de Giorgi e kardinali Crescenzio Sepe, ipeshkvi i Napolit, por sidomos kardinali i ri shqiptar, Ernest Troshani.Lumturimi i martirëve të fesë vjen në një periudhë kur kisha katolike shqiptare dhe Shqipëria  ka përjetuar ngjarje të mëdha, si lumturimin e Nënë Terezës, apo emerimin e kardinalit Troshani nga Papa Françesku.

Share.