Shkarkohet kryetari i Kotorrit. Akuzon Krivokapiq për bashkëpunim me PDS

0

Këshilltarët e shumicës së re në Kuvendin e Kotorrit, shkarkuan sot për të dytën herë kryetarin Vlladimir Jokiq, me çka pritet që në periudhën e ardhshme pushteti në këtë qytetet të udhëhiqet nga aleatët e Partisë Demokratike të Socialistëve.

Jokiq pas shkarkimit ka deklaruar se shumica e re nuk është vullnet i qytetarëve të Kotorrit, dhe se çdo gjë më herët ishte dakorduar nga ish lideri i Partisë Socialdemokrate Ranko Krivokapiq, në bashkëpunim me udhëheqësin e Partisë Demokratike të Socialsitëve të Kotorrit, Zheljko Aprcoviq. Pritet që ky i fundit të jetë edhe kandidat për kryetar në emër të shumicës së re. Nga Partia Socialdemokrate i kanë mohuar akuzat dhe akuzojnë Jokiq për marrjen e vendimeve në dëm të qytetit, pikërisht me përkrahjen e Partisë Demokratike të Socialistëve.

Share.

Leave A Reply