SHF”Marshall Tito” fiton fondin per rregullimin e salles sportve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e  sportit do te investoje 345 mije euro ne   sanimin, adaptimin, rekonstruktimin dhe ndertimin e objekteve sportive ne 9 komuna ne Mal te Zi. Nga ministria e sportit kane deklaruar se ne bashkepunim me komuna jane dakorduar se duhet te behen intervenime te duhura ne kete fushe. Ne kete projekt te ministrise se sportit fituese e mjeteve prej 34.800 euro eshte edhe SHF „Marshall Tito“ e cila do te beje permirsimin e kushteve ne sallen sportive te shkolles. Poashtu mjetet në vlerë prej 5,553,00 do të jepen nga Komuna e Ulqinit per te ndihmuar rregullimin e salles.
Sipas drejtorit Arben Llunji, ne nje postim ne  rrejtin e tij social, ai tha se poashtu edhe shkolla ka mjetet e veta që do të i dedikoj për të krijuar kushte  sa më  cilësore për realizimin e mësimdhënijes dhe aktiviteteve sportive në sallë.

Drejtori Llunji thekson se qëllimi kryesor i këtij projekti është promovimi i aktiviteteve sportive, sportit për fëmijë dhe të rinjëve në shkollë si dhe në komunitet sepse kjo sallë është e vetmja në  qytet që përmbush standardet për disa sporte. Salla sportive e shkollës ka qenë gjithmonë dhe do të jetë  një vend që i shërben komunitetit në komunën e Ulqinit, por edhe më gjerë për të organizuar ngjarje të ndryshme si sportive ashtu edhe kulturore. Pas disa javësh përpjekje, arritëm të siguronim këto fonde, dhe ne gjithashtu gjetëm mbështetjen e sponsorëve, të cilat gjithashtu do të na ndihmojnë të përfundojmë projektin në tërësi,  që do të jetë kënaqësi e nxënësve, prindërve, punëtorëve, klubeve sportive dhe punëtorëve sportivë, deklaroi Llunji ne postimin e tij.

Share.