Shfaqet filmi dokumentar dedikuar kripores “Thesari I humbur I Ulqinit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë në Adë të Bunës,qendra për mbrojtjen dhe monitorimin e shpendëve organizoi shfaqjen e filmit dokumentar “Thesari i humbur i Ulqinit”,  “Ky dokumentar flet për historinë e Kripores së Ulqinit, nga perspektiva e punëtorëve dhe është i dedikuar pikërisht atyre. Qëllimi i të gjithë pjesmarrësve është mbrojtja e Kripores,gjithashtu  me anë të këtij dokumentari të paralajmërojnë institucionet e sistemit që Kriporja është e rëndësishme nga aspekti i mbrojtjes së natyrës, por edhe për të drejtat e punonjeve, të cilët janë hallka më e rëndësishme e mirëmbajtjes së këtij ekosistemi të rëndësishëm, thuhet në deklaratën e kësaj organizate.Shfaqja e këtij dokumentari është realizuar në kuadër të natës së parë të festivalit “Green Culture Fest” I cili po zhvillon edicionin e dytë,në Ulqin dhe do të zgjasë katër ditë.

Share.