Shetitje protestuese në kërkim të drejtësisë për Shejllën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Para bustit të Nënë Terezës në Ulqin u mbajt tubimi protesutes me moton : Më dëgjo dhe mua! Reagoni në kohë!, lidhur me vrasjen e 19 vjeçares nga Tuzi Shejlla Bakija.

Oragnizator i kësaj proteste ishte “SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin” , ndërsa është përkrahur edhe nga Komuna e Ulqinit dhe shumë organizata të sektorit civil.

Të pranishëm ishin edhe deputetë të Kuvendit të Malit të Zi, qytetarë nga Ulqini dhe nga Tuzi. Në tubim folën Hatixha Nelaj, drejtoreshë e SOS telefonit në Ulqin, nënkryetarja e Komunës Hadixha Gjoni, drejtoresha e Maternitetit në Ulqin Zylfije Duraku, drejtoresha e Shtëpisës së Shëndetit në Ulqin Sadije Hollaj, Lilana Gjurashkoviq, ish deputete në Kuvendin e Malit të Zi si dhe deputetët Genci Nimanbegu dhe Luigj Shkrela.

Të gjithë një zëri u shprehen se shteti duhet të vendosë drejtësinë në vend për rastin e Shejllës , dhe të parandalojë që raste të tilla makabre të përsëritën.

Të pranishmit marshuan në heshtje gjatë rrugëve të qytetit me pankarta në duar.

Share.