Shesheli planifikon pushtimin e Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 Nga Zemuni i Beogradit është duke u planifikuar pushtimi i serishëm serb i Kosovës. Projektet për një ndërmarrje të tillë politiko-ushtarake, po i bën i sapoliruari nga Haga, Vojisllav Sheshel. Ky po e ka zor ta pranojë faktin që ajo e cila për të është krahinë jugore e Serbisë, u bë shtet i pavarur i shumicës shqiptare. Në intervistë ekskluzive për Klan Kosovën, kryetari i Partisë Radikale thotë se një gjë të tillë do ta bëjë edhe me luftë, nëse ka nevojë.

“Ne do të kthehemi në Kosovë me ose pa Ushtri. Duam ta bëjmë këtë në paqe edhe Rezoluta 1244 i garanton Serbisë këtë kthim. S’do të pengojmë jetën e shqiptarëve e as të politikanëve të tyre. Nëse kjo do të thotë luftë, atëherë bëhuni gati. Ushtria serbe duhet te kthehet – o sot o nesër”, ka thënë ai.

Por, para se ta pushtojë Kosovën, Shesheli e ka ndërmend të vijë e të shoh se çfarë ka ndodhur në dhe me Kosovën. Një gjë të tillë do të bëjë me çdo kusht edhe pse e di se do ta ketë shumë të vështirë./Klan Kosova

Share.