Shërbimi i shpërndarjes: Situata po stabilizohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Shërbimi i shpërndarjes së energjisë elektrike në Mal të Zi thonë se situata me furnizim të energjisë po stabilizohet gradualisht në të gjithë vendin.

Ekipet e kësaj ndërmarrjeje janë në terren dhe po tentojnë të menjanojnë edhe prishjet e fundit në rrjet, të cilat në disa raste ndodhen në zona të padepërtueshme. Disa pjesë akoma vazhdojnë të jenë pa energji elektrike, dhe nga kjo ndërmarrje sigurojnë se janë duke punuar me qëllim që të rivendoset furnizimi i rregullt.

Share.