Shenoll Gynesh më nuk është përzgjedhës i Përfaqësueses së Turqisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Federata e Futbollit të Turqisë, ka njoftuar të premten, se ka ndarë rrugët me Gyneshin, largimi i të cilit vjen vetëm pas ditë pas humbjes së thellë nga Holanda (6:1) në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katari 2022”. Për Turqinë, kjo ishte njëra prej humbjeve më të thella në histori.

Në njoftimin e federatës turke, thuhet se me marrëveshje të dyanshme është shkëputur bashkëpunimi me Gyneshin, i cili ishte në krye të ekipit prej vitit 2019.

Federata ka shkruar se emri i pasardhësit të Gyneshit te Turqia, do të bëhet i ditur së shpejti.

Share.