SHËNOHET 160 – VJETORI I LINDJES SË HAFIZ ULQINAKUT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeimami I Ulqinit, Mr. Ali Bardhi na njoftoi se nesërmbrëma,ora 18,00 në bibliotekën e qytetit do të përurohet përmbledhja e kumtesave nga simpoziumi kushtuar 160 – vjetorit të të lindjes së Hafiz Ali Riza Ulqinakut.Fillimisht, shtoi ai,do të këndohet ezani, pastaj aktivitetin do ta moderojë udhëheqësja e Bibliotekës, Ardita Rama dhe do të pasojnë përshëndetjet e përfaqësuesve të Bashkësisë islame të Ulqinit dhe të Bashkimit të krijuesve shqiptarë në Malin e Zi,si bashkëorganizatorë.
Kryeimami Bardhi shton se do të ketë një pjesë me këndim nga Mevludi dhe më pas rreth botimit të kësaj përmbledhje do të flasin dr. Nail Draga,prof. Dr. Ruzhdi Ushaku edhe përfaqësuesi I Myftinisë së Shkodrës.Janë ftuar rreth 100 persona,si edhe intelektualë të shquar.

Share.