Shehoviq : Matura dhe gjysëmmatura duhet të mbahen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e arsimit e Malit të Zi ka shprehur qëndrimin e vet se në kuadër të lehtësimit të masave kufizuese, mbajtja e  netëve të maturës dhe gjysëmmaturës për këtë vit mund edhe  të realizohet . Ministri, Damir Shehoviq, ka lënë të kuptohet se në lidhje me këtë ministria i ka kërkuar mendim Institutit për shëndet publik, i cili do të ketë fjalën e fundit. Ai theksoi se duke pasur parasysh  disiplinën e treguar nga mosha e re gjatë kufizimeve për parandalimin e sëmundjes Covid 19, është me rëndësi që Qeveria të përçojë mesazhin se është e vetëdijshme për sakrificën e tyre. “Nuk mund të mos u rikthehem maturantëve të kësaj gjenerate, të cilëve dëshiroj tu them se nuk  kemi harruar  se në cilat kushte keni dalë nga bankat e shkollës. Mos mendoni se nuk e kemi të qartë se muajt e fundit të shkollës nuk keni patur mundësi ti kaloni duke u shoqëruar dhe festuar me njëri tjetrin.  “, ka thënë Shehoviq. E gjithë shoqëria, sipas tij, e ka të qartë sakrificën nëpër të cillën ka kaluar kjo gjeneratë. Nëse organizohen, netët e maturës do të mbahen duke respektuar udhëzimet e Trupit koordineus nacional, thonë nga ministria e arsimit.

Share.