SHBA: Rritje e rasteve me COVID-19 në mesin e të pavaksinuarve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në SHBA gjatë javës së kaluar është rritur për 70 për qind, ndërkaq numri i vdekjeve është rritur për 26 për qind. Walensky tha se pothuajse të gjitha hospitalizimet dhe rastet e vdekjeve janë në mesin e personave të pavaksinuar.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden pret që numri i rasteve të rritet gjatë javëve në vazhdim në komunitetet ku niveli i vaksinimit është i ulët.
Për shkak të rritjes së rasteve, zyrtarët shëndetësorë në qytetin e Las Vegasit u kanë rekomanduar qytetarëve që të mbajnë maska në ambiente të mbyllura edhe nëse janë të vaksinuar. Edhe në zonën e San Franciskos, zyrtarët kanë rekomanduar për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura.
Rekomandimet për mbajtjen e maskave vijnë në kohën kur fushata e vaksinimit në SHBA është ngadalësuar, edhe pse 68 për qind e të rriturve në nivel vendi kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, kanë thënë autoritetet.

Share.