SHBA: Pas një grindjeje të shkurtër i riu vrau nënën dhe plagosi babain

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Adnan Pelinkoviq (18) me prejardhje nga Tivari, dyshohet se vrau nënën e tij Minire (51) me armë zjarri dhe plagosi babanë Enver (54) në shtëpinë e tyre në Staten Island,SHBA.

Sipas informacioneve jozyrtare, ngjarja tragjike ndodhi në shtëpin e tyre, pas një grindjeje të shkurtër midis prindërve dhe djalit për shkak të një programi televiziv.

Nëna e të riut, e cila u qëllua në zonën e pasme të gjoksit,ndërroi jetë pasi është shtruar në spital rreth orës 18:20,ndërsa babai  mbeti i plagosur.

Unë tentova që ti vrasë të dy prindërit tha Adnani gjat intervistimit në polici.

Ai akuzohet për vrasje,  tentativë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai do të qëndrojë në paraburgim deri të premten,kur është caktuar edhe gjygji.

Share.