SHBA ndihmojnë integrimin e Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SHBA do ta ndihmojnë Malin e Zi në fazën finale të integrimeve në NATO , ka theksuar ndihmësja e sekretares amerikane të shtetit ,Viktorja Nulland  gjatë takimit me ministrin e punëve të jashtme dhe integrimet evropiane, Igor Llukshiq. Nulland ka theksuar se SHBA janë të vendosura të ndihmojnë në realizimin e synimeve të  caktuara  deri në fund të vitit dhe ka theksuar rëndësinë e implementimit të vazhdueshëm të prioriteteve në sferat kyçe. Llukshiq ka theksuar progresin  të cilin e ka realizuar Mali i Zi në sferat kryesore në kuadër të integrimeve euro atlantike përfshirë këtu sundimin e ligjit , reformën e sektorit ushtarak dhe të sigurisë dhe ka theksuar rëndësinë e ndihmës të cilën e ofrojnë SHBA në jetësimin e reformave.

 

Share.