SHBA ndajnë 300.000 dollarë për luftën kundër koronavirusit në Mal të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SHBA do të ndajnë  300.000 dollarë për luftën kundër koronavirusit në Mal të Zi, njoftoi sot ambasada e këtij vendi. Kjo ndihmë do të shkojë nëpërmjet agjencisë humanitare USAID në koordinim me Qeverinë e Malit të Zi. “Qeveria amerikane është krenare që si mike,partnere dhe bashkëpuntore vazhdon përkrahjen shumëvjeçare të sistemit shëndetësor dhe ekonomik të Malit të Zi. Qëndrojmë krah për krah me aletin tonë të NATO-s  me qëllim tejkalimin e problemeve të shkaktuara nga Covid 19.”, tha ambasadorja Xhudi Rajzing Rajnke.

Share.