SHBA: Mediat dhe rrjetet sociale kyçe në përhapjen e ekstremizmit fetar në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor për terrorizmin, për rastin e Kosovës, thekson dy faktorë kryesor në nxitjen e ekstremizmit, financimin nga organizatat e huaja dhe përdorimin e mediave sociale për të përhapur propagandë dhe rekrutuar njerëz.

Lidhur me Kosovën, raporti i Departamentit të Shtetit thotë se kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik është rritur gradualisht atje që nga konflikti i vitit 1999, i nxitur pjesërisht nëpërmjet financimit nga organizatat e huaja që predikojnë ideologji ekstremiste.

Rreth 250 nga 300 luftëtarë të huaj terroristë nga Kosova, thuhet në raport, kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar për ISIS-in ose Frontin el-Nusra, nga të cilët rreth 50 janë vrarë, raporton Zëri i Amerikës.

Share.