SHBA dënojnë dhunën në Malin e Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Mal të Zi e dënoi ashpër dhunën që shënoi protestat e kësaj fundjave, ku mbetën të plagosur qytetarë, policë dhe gazetarë. Përmes një deklarate për shtyp, misioni diplomatik i Uashingtonit në republikën e vogël ish-jugosllave e cilësoi një akt të dënueshëm shkatërrimin e pasurisë publike, duke përfshirë këtu edhe ambasadën shqiptare në Podgoricë. “Protestat e lira dhe të qeta janë themeli i demokracisë, prandaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpëmbajtje dhe respektim të ligjit. Të gjitha dallimet politike duhet të zgjidhen përmes dialogut konstruktiv në kuadër të institucioneve parlamentare dhe jo në rrugë”, thuhet në deklaratën e lëshuar me këtë rast.

Share.