SHBA: 80 milionë vaksina anti covid për vendet e tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shumë shpejt presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të shpallë detaje të një plani për dërgesën e 80 milionë dozave të vaksinës në vendet tjera, ka njoftuar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Duke folur nga Ambasada Amerikane në San Jose të Kosta Rikës, Blinken tha se plani do të jetë në bashkërendim me programin COVAX- një projekt global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. “Ne do të angazhohemi shumë për rritjen e kapacitetit prodhues në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën”, tha ai. Sekretari i Shtetit tha se plani i presidentit bazohet në shkencë dhe nevojën për vaksina nga ana e vendeve dhe nuk do të “ndërlidhet me asnjë çështje politike”. Presidenti Biden ka thënë se synon që Shtetet e Bashkuara të udhëheqin luftën globale kundër pandemisë, duke theksuar përpjekjet e Kinës dhe Rusisë për të dhuruar vaksina në mënyrë që të rrisin ndikimin në botë. Shumë vende kanë nxitur SHBA-në që të shpërndajë tepricën e vaksinave kundër koronavirusit në vendet tjera. COVAX ka marrë premtime nga vendet dhe donatorët privatë ndihmë prej 2.4 miliardë dollarësh.

Share.