Shaboviq: Bojkoti dhe protestat nuk përjashtohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate Xhavit Shaboviq, tha se partia e tij duhet të dalë nga qeveria e besimit zgjedhor, dhe  se bojkoti i zgjedhjeve dhe protestat nuk duhet të përjashtohen. Shaboviq beson se “PDS nuk është në gjendje të bëjë atë që bëri para çdo zgjedhjeve”, për shkak se tani kontrolli është më i madh.

Ai tha se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), me votimin për Elektroekonominë në Kuvend, ka shkelur marrëveshjen e nënshkruar me opozitën, prandaj dalja nga Qeveria është veprimi më i drejtë. Sipas tij, qëndrimi i mëtejshën i opozitës në qeverinë e Gjukanoviqit do të shkonte direkt në favor të PDS-së.

Share.