Sh .Maraj – Kemi 18 paga detyrime ndaj punonjësve të Agjencionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Agjencia për Ndërtim dhe Zhvillim e cila funkcionon në kuadër të Komunës së Ulqinit gjendet në situate të rëndë financiare.Drejtori I këtij agjencioni Shpëtim Maraj deklaroi për televizionin Teuta se  ndaj  10 punonjësve të agjencionit kanë 18 paga mujore detyrime,ndërsa më shumë se katër vite nuk ju janë  pagur kontributet.

Pas takimit që kanë pasur  me kryetarin e Komunës së Ulqinit Aleksandër Daboviq, drejtorët e katër ndërmarrjeve, dhe institucioneve publike të themeluara nga Komuna e Ulqinit: Qendra për Kulturë, Radio Televizioni i Ulqinit, Agjencia për Ndërtim dhe Zhvillim të Ulqinit dhe Ndërmarrja Publike për Mbrojtjen dhe Kultivimin e Egërsirave, ku për së  afërmi e kanë njohftuar kryetarin me situatën në këto  kompani Maraj shpreson që në një të ardhme të shpejtë të përmirsohet situara financiare.

Gjatë takimit me kryetarin Daboviq  është konstatuar se rrethanë rënduese është edhe fakti se financat e ndërmarrjeve janë gjithashtu të ngarkuara me borxhe të krijuara nga periudhat e mëparshme dhe që llogaritë e tyre bllokohen gjithnjë e më shumë nga Drejtoria për Tatime, Elektroekonomia dhe Ndërmarrja komunale.

Në takim është rënë dakord që në kohë sa më të shkurtër kohore, të fillohet me zgjidhjen e këtyre vështirësive.

 

H.Nelaj

Share.