Sh.F “Marko Nuculloviq” vazhdon të radhisë sukseset

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edhe pse nje institucion prane te cilit jane te regjistruar vetem 92 nxenes , per SH.F ” Marko Nuculloviq ” ne Shtoj dhe sukseset e shumta te mesimdhenesve dhe nxenesve  te saj kemi degjuar dhe po vazhdojme te degjojme shume shpesh . Bashkepunimi me Konzullaten e Britanise se Madhe ne Mal te Zi i cili ka rezultuar me se i sukseshem dhe ka ndikuar dukshem ne permiresimin e kushteve dhe te procesit te mesimit , konkretisht ate te lendes se informatikes . Kjo fale disa mikrocipeve te siguruar pikerisht nga ana e Konzullates se Britanise se Madhe ne Mal te Zi.Keshtu deklaroi per TvTeuta , drejtori i ketij institucioni Dul Asllani.
Ne kuader te ketij projekti , 10 mesimdhenes kane qene pjese e trajnimit te quajtur ”  Shkolla e Shekullit 21 ” . Qellimi i ketij projekti eshte qe edhe ne shkollat fillore te aplikohet mesimi i Bazave te programimit.
Pervec marredhenies se sukseshme me Konsullaten e Britanise se Madhe ne Mal te Zi mund te vecohen edhe shperblimet  nga ana e Ministrise se Arsimit te Malit te Zi per mesimdhenesen Arlinda Sukaliq dhe tre nxenes te ketij institucioni te cilet jane shperblyer per punen e tyre ne kete institucion.
Nder sukseset e ketij institucioni mund te vecohet edhe vazhimi e bashkepunimit me Universitetin e Michiganit nga SHBA.
Gjate periudhes ne vazhdim nxenesit dhe mesimdhenesit e SHF ” MARKO NUCULLOVIQ ” jane duke u pergaditur per gara te kategorive te ndryshme , nga ku shpresojne qe nuk do te kthehen duarbosh .
Share.