SH.F. “Boshko Strugar”, organizoi Pazarin tradicional të Vitit të Ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për të pestin vit me radhë, shkolla fillore Boshko Strugar, organizoi Pazarin tradicional tl Vitit të Ri, i cili u mbajt në Plazh të Vogël dhe u ndihmua nga Organizata Turistike e Ulqinit. Drejtori i shkollës, Miodrag Androviq, tha se fëmijët e kanë përgatitur mirë azarin dhe paraqitën punimet e tyre në shtëpitë e ofruara nga Organizata Turistike e Ulqinit, të cilët i shiten me çmime simbolike. “Ky është pazari ynë tradicional, të cilin e organizojmë çdo vit dhe sivjet duket edhe më tërheqës, duke pasur parasysh që fëmijët i ekspozuan punimet në shtëpitë e ofruara nga Organizata Turistike”, tha Androviq. Të ardhurat nga shitjet do të përdoren për nevojat e nxënësve në këtë shkollë.

 

Share.