SH. F.Boshko Strugar: Edhe këtë vit vetëm dy paralele në vitin e parë

0

Për këtë vit shkollor në shkollën fillore Boshko Strugar në Ulqin janë regjistruar vetëm 33 fillestarë. Megjithë numrin e vogël, sipas fjalëve të drejtorit Miodrag Androviq, i gjithë stafi mësimdhënës e kanë të plotësuar normën, kurse gjatë verës u kryen edhe disa punime infrastrukturore në mënyrë që shkolla të presë e gatshme nxënësit e saj. Vitet e kaluara problem për këtë shkollë ka krijuar orientimi i prindërve që nxënësit ti regjistrojnë në shkollën tjetër për arsye të afërsisë me institucionet publike, kurse kohët e fundit problem është edhe numri i ulët i fëmijëve në moshën shkollore. Në paralelet e kësaj shkolle në Krythë dhe Kollomzë janë regjistruar pesë, gjegjësisht vetëm një nxënës.  

Share.

Leave A Reply