SH.B Rumia: Përkujtohet “Masakra e Tivarit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia”  ditën e diele me 03.Prill , datë e cila përkon me tragjedinë e madhe të para 71 viteve, organizoi një rrugëtim të emërtuar “Rrugës së të mbietuarëve të Masakrës së Tivarit”.

Në këtë organizim morën pjesë mbi 80 bjeshkatarë nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria. Sipas planit të përpiluar më parë u vizitua famkeqi Monopoli i duhanit në Tivar ku mendohet se janë vrarë pjesa më e madhe shqiptarëve nga Kosova.

Të gjithë bjeshaktarët bënë homazh dhe vendosen  lule ne perkujtim te viktimave te pafajshme. Më këtë rast ato mbajtën edhe një minutë heshtje. Më pas aktiviteti i bjeshkatarëve vazhdoi rrugëtimin nga Tivari i vjetër deri në Brisk të Krajës, rrugë të cilën mendohet ta kenë kaluar të mbijetuarit nga kjo masakër.

Share.