Sezoni veror me aktivitete për Muzeun e Ulqinit,por mungon promovimi i tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Institucioni i Muzeut të Ulqinit edhe këtë verë do të hapë dyert e tij për vizitorët dhe turistët që duan ta vizitojnë atë.Tashmë kanë filluar përgatitjet për sezonin veror,për atë se cfarë do të ofrojë ky muze për vizitorët.Kompleksi i muzeut të Ulqinit është quajtur margaritar nga ekspertët,tregon për televizionin Teuta, pergjegjësi i muzeut Gazmend Kovaci.

Stina e verës do të jetë shumë aktive për muzeun pasi priten të prezantohen mjaft ekzspozita të përkohëshme në kuadër të skenës verore.Gjithashtu do të bëhet prezantimi direkt i trashëgimisë kulturore të Ulqinit,e kjo do të rriste ofertën turistike dhe numrin e vizitorëve në muze vazhdon  më tej Kovaci.

Për momentin muzeu i Ulqinit nuk ka një promovim sic do të duhej, për shtetet e tjera qoftë edhe përmes faqes së internetit apo nëpërmjet agjensive turistike,sidomos aty ku njerezit janë më të interesuar për të ardhur në Ulqin e për të kaluar pushimet e tyre.Kovaci thotë se po punohet në atë drejtim që edhe kjo problematikë të zgjidhet.

Share.