Sezoni turistik: Fillim i ngadatë, priten ditë më të mira

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Turistët të cilët vijnë në Ulqin përveç që e shfrytëzojnë pushimin për plazh dhe argëtim ato gjithashtu dëshirojnë të njihen më nga afër me bukurit që ofron qyteti jonë. Padyshim që deti i Adriatikut është i bukur, por pjesa e plazhit të madh dhe ati të vogël është atraksion për të huajt. “Valdanosi, Limani, plazhi pas Kalasë, Ada dhe Buna, Kruçi janë më të vizituara  dhe vendet më mbresëlënëse për turistët e qytetit tonë”  kështu deklaron Hasko Lanica, një nga pronarët e anijeve taksi që ofrojnë shërbimin e tyre për turistët.

Lanica tha se çmimet sillen prej  25-30 euro për orë, kurse për anijet taksi të cilat lundrojnë për plazh të madh janë 3 euro në të dy drejtimet. Edhe se fillimi i sezonit ishte i dobët, Lanica beson se në ditët në vijim do të përmirësohet gjendja.

Share.