Sezoni i shirave po afrohet. Banorët kanë frikë përmbytjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Problemi me vërshimin e ujrave atmosferik gjatë sezonit dimëror, në Ulqin ka vite që paraqet një problem për banorër e një pjese të Gjeranave dhe Kodrave. Viti i kaluar ishte me reshje të pakta dhe nuk pati probleme, por banorët janë të shqetësuar se këtë vit situata mund të jetë ndryshe. Kanalet ekzistues janë pothuajse të mbyllur komplet nga barishtet dhe hedhja e papërgjegjëshme e mbeturinave, kurse shqetësim tjetër paraqet edhe madhësia e tubacioneve që janë parashikuar për këtë zonë, të cilët sipas banorit  Agim Bajri,  nuk janë të përshtatshëm.

Është e qartë se pushteti lokal nuk e ka kryer si duhet gjatë viteve të kaluara rolin e vet, duke shpresuar se projekti prej 5 milionë euro në kanalizimin e 5 lagjeve të qytetit , do ta zgjidh vetvetiu problemin e vërshimeve. Megjithatë, bashkëbiseduesi ynë thotë se një pjesë të fajit e kanë edhe vetë banorët të cilët mbeturinat i hedhin në kanal.

Projekti i ndërtimit të kanalizimit për  5 lagjet e qytetit, i cili duhej të fillonte vitin e kaluar, për shkak të pandemisë u shty për më vonë. Drejtori  i ndërmarrjes “Ujësjellës kanalizime”, Fuad Haxhibeti, për televizionin tonë tha se punimet do të rifillojnë me 15 shtator. A do të zgjidh ky investim problemin e ujrave në këtë zonë, vështirë të thuhet, por banorët duke se janë optimist.

Share.