Serbët mbështesin demarkacionin me Malin e Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Kuvend thonë se nuk kanë asnjë arsye për të mos e votuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, me të cilin do t’i hapnin rrugë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ata thonë se për serbët e Kosovës është me rëndësi lëvizja e lirë, që njëkohësisht nënkupton edhe nxjerrjen e pasaportave me mbishkrimet e Republikës së Kosovës. Aktualisht një numër i qytetarëve serbë posedojnë dokumentet e udhëtimit që lëshohen nga Qendra Koordinuese në veri të vendit, një institucion i themeluar nga Beogradi zyrtar.

Deputeti nga radhët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq,  se pas përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave, edhe qytetarët serbë të Kosovës, pavarësisht ku jetojnë, do të jenë të interesuar për pasaportat e Kosovës. Rashiq tha se edhe komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, ka rekomanduar që të gjithë qytetarët të kenë pasaporta të Kosovës.

Share.