Sëmundja gungore te lopët: Të dëmtuarit do të kompensohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Mali të Zi u vendos që të gjithë të dëmtuarit nga sëmundja gungore te lopët të kompensohen në mënyrë adekuate. Sipas nënkryetares së qeverisë Azra Jasaviq, kompensimi do të bëhet kokë për kokë, përveç në raste të veçanta kur do të bëhet në mënyrë monetare.

Mbledhjen gjatë diskutimit e lëshuan përfaqësuseit e opozitës, çka nga Jasaviq u cilësua si veprim me prapaskena politike dhe jo profesionale, kurse nga ato si veprim i detyruar pasi u shkel rregullorja e punës së Qeverisë. Nënkryetari tjetër i Qeverisë Petar Ivanoviq tha se më kryesorja është që të bëhet kompensimi, pasi nuk ka kohë për procedura të tejzgjatura.

 

Share.