Seminar për udhëheqës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Vendosja e sistemit efikas ,preventiva dhe mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve në familje dhe në institucionet arsimore “, është tema e seminarit dy ditor që u mbajt në hotelin Otrant nga data 29 deri më 30 maj, organizuar nga SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës-Podgoricë.

 

Prezent ishin drejtorët e shkollave, përfaqësues të institucioneve gjyqësore, Qendrës për punë Sociale, policisë, prokurorisë, nga disa qytete të Malit të Zi.

Drejtoresha ekzekutive e SOS telefonit Bilana Zekoviq  deklaroi se ky seminar është vazhdim i një cikli seminaresh ku është bërë trajnimi i të punësuarve në institucionet arsimore, ndërsa tash fokusi është në udhëheqësit e shkollave dhe institucioneve relevante që janë direkt të kyçur me trajtimin e dhunës në familje .

Radisha Çekiq drejtor i gjimnazit Sllobodan Skeroviq në Podgoricë deklaroi për televizionin  Teuta se: ” seminari që u mbajt në Ulqin vërtet ka ofruar shumë informata në lidhje me problematikën e dhunës ndaj fëmijëve. Ne shumica mendojmë se i dimë ligjet dhe si të veprojmë me ato raste, por e kemi parë që jemi shumë larg, prandaj ky seminar ka qenë tepër i nevojshëm dhe ka ofruar informata të cilat për herë të parë i kemi dëgjuar shumica nga të pranishmit”

Nga  Ligji  për  mbrojtjen  nga  dhuna  në  familje  (FZMZ  46/10)  nga  i  cili  doli Strategjia  e  mbrojtjes  nga  dhuna  në familje,  u  përcaktua  si  obliguese  edhe punimi  i  Protokollit  mbi  trajtimin, parandalimin  dhe  mbrojtjen  nga  dhuna në familje. Qëllimi i protokollit është të krijojë dhe të  nxisë  krijimin e  bashkëpunimit multidisiplinar  me  veprimet  e mirë caktuara të secilit sistem në veçanti. Protokolli  është  bërë  në  atë  mënyrë  që  të  respektohen  parimet themelore  që  dalin  nga  të  gjitha  konventat  dhe  ligjet  në  të  cilat është  bazuar  Strategjia  për  mbrojtje  nga  dhuna  në  familje  dhe  i referohet mbrojtjes së plotë të familjes kundër dhunës.

Me  protokoll  është  rregulluar  puna  e  përbashkët  e  të  gjithë sistemeve, gjatë zbatimit të ligjit dhe konventave, si dhe detyrimi për  të  marrë  masat  e  nevojshme  për  të  siguruar  organizimin, pajisjet  dhe  edukimin  e  një  numri  të  mjaftueshëm  të profesionistëve të specializuar që merren me dhunën në familje.

Share.