Sekuloviq: Situata e sigurisë është komplekse por e qëndrueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Megjithëse disa ngjarje kanë shkaktuar trazira në mesin e qytetarëve, situata e sigurisë në Mal të Zi është e qëndrueshme, por edhe  e komplikuar nga polarizimi në shoqëri dhe rrethanat komplekse politike, të cilat relativisht lehtë mund të ndryshojnë natyrën e tyre dhe të marrin një formë tjetër, gjë që e bën atë veçanërisht të rrezikshme, tha Ministri i Punëve të Brendshme Sergej Sekuloviq në seancën e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje të Kuvendit të Malit të Zi. Sekuloviq tha se situata e sigurisë pas zgjedhjeve parlamentare më 30 gusht u karakterizua me tensione që u ngritën si rezultat i veprimptarive politike. Lidhur me ngjarjet dhe tubimet që pasuan, e të cilët të gjithë ishin të palajmëruar, policia ngriti 21 kallëzime penale kundër 39 personave, njoftoi Sekuloviq. Ai shtoi se një numër i madh i tubimeve  u shkaktuan nga ngjarje politike ditore  dhe se, pavarësisht se ata pretendohej të ishin spontane, policia ka njohuri operacionale se në shumicën e rasteve tubimet kanë pasur edhe  organizatorë. Antarët e komisionit kërkuan sqarime nga ministri lidhur me një sërë çështjesh. Deputeti i Lëvizjes Qytetare të URA-s Milosh Konatar u interesua nëse hetimi kundër drejtuesve të klanit mafioz Kavaç ishte kompromentuar pas ngjarjeve të fundit, kuse deputeti Rashko Konjeviq i PSD pyeti nëse policia ka njohuri se gjygjtari Bashoviq ka lidhje me klanet mafioze, duke u nisur nga deklaratat e zyrtarve të qeverisë lidhur me këtë rast.  Ai gjithashtu i dha një foto ministit Sekuloviq, në të cilën shihen së bashku Naser Kelmendi dhe shefin e ri Degës së Sigurisë në Tivar, Veselin Tabash, dhe i kërkoi atij të shqyrtonte nëse kishte ndonjë lidhje midis tyre. Deputeti i PDS, Predrag Boshkoviq akuzoi policinë për selektivitet në veprimet e veta, pasi sipas tij po dënohen pjesmarrësit në autokolonat patriotike, kurse atyre që valvisin flamujt e vendeve të huaja nuk u hynë ferrë në këmbë.  Sekuloviq nga ana e tij tha se policia në shumicën e rasteve është treguar tolerante dhe ka vepruar në mënyrë profesionale, për çka ai si ministër është krenar.

Share.