Sekuestrohen 107 kg marihuanë. Arrestohet një banor i Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë një aksioni, policia e Tivarit në bashkëpunim me anëtarët e Sektorit për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dje arrestuan personin me inicialet S.U nga Ulqini.  (35), në automjetin e të cilit u gjetën 107 kilogramë marijuanë, njoftohet nga Drejtoria e Policisë (UP).

Personi në fjal (35) u arrestua për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së paautorizuar të substancave narkotike.

Nga Drejtoria e Policisë u tha se aksioni u krye me qëllim të ndërprerjes së korridorit të kontrabandës që çon nga Shqipëria përmes Malit të Zi në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe më tej në vendet e Evropës Perëndimore.

Share.