Sekretari gjerman flet mbi dialogun Kosovë-Serbi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Migel Berger, në një intervistë për Deutsche Welle tha se në përfundim të dialogut Kosovë-Serbi duhet të bëhen edhe kompromise të dhimbshme.

Ai tha se përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrel dhe emisari special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e kanë mbështetjen e plotë të shtetit gjerman për punën e tyre rreth dialogut.

“Zgjidhja e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet sa më shpejt. Të dyja vendet, dhe i gjithë rajoni, po nga mungesa e përparimit në zhvillimin dhe stabilitetin e tyre. Prandaj përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE është shumë i rëndësishëm”.

Berger foli edhe për çështjen e trajtimit të së kaluarës të cilën kryeministri Albin Kurti e ka përmendur si parakusht për bisedime të suksesshme me Serbinë.

Share.