“Secili çmendet simbas mënyrës së vet” përurohet dhe në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Galerinë e Qendrës kulturore u bë përurimi i librit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” të autorit Stefan Çapalikut. Ky roman autobiografik i referohet një kohe së shkuar, kohës së komunizmit në Shqipëri dhe është i vendosur nga viti 1967 deri në vitin 1985. “Në këtë periudhë kohore njëzetvjeçare personazhet e librit duken si të çmendur, por në fakt është koha ajo e cila është e çmendur, epoka është e çmendur” kështu për televizionin Teuta deklaron shkrimtari Çapaliku. Ai poashtu paralajmëron dhe një vazhdim të këtij libri.

Kjo ngjarje u organizua nga OJQ iAct, me mbështetjen e Qendrës për kulturë Ulqin.

Share.