Së shpejti shfaqja e parë e teatrit “Teuta”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Teatri i sapothemeluar i Ulqinit “Teuta” ka fillur të përgatisë shfaqjen e parë e cila titullohet “Nana”. Shfaqe kjo e zhanrit dramë, në fokus ka nënën si qenie më të shtrenjtë njerëzore.

Regjisori i shfaqjes Munib Abazi, për televizionin Teuta thotë se është bazuar në ngjarje të vërteta të nënave shqiptare. Ai shton se sakrifica e nënës është e madhe ndaj fëmijëve të vet, të cilët shpesh herë nuk i’a kthejnë në të njëjtën masë. Abazi zbulon se asistente e regjisë ëhtë Edina Mustafiq,  skenarin i Nanës e ka shkruajtur dramaturgja nga Kosova Arlinda Morina, ndërsa skenografe dhe kostumografe e shfaqes është Jetmira Hoxha, kurse sa i përket aktorëve ato do të bëhen të ditur në ditët në vijim.

Share.