Se shpejti punimet per sistemin e kanalizimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në fillim të tetorit Banka Evropiane për investime do investojë 5 500 000,00 euro dhe do fillojë punimet  për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve për lagjet: Bratica, Totosh, Kodra , Mali i Bardhë dhe Fushë të Ulqinit, keshtu deklaroi per  Tv Teuta mr Fuad Haxhibeti I cili njeherit eshte edhe kordinues I grupit punues i cili  pati takim pune me organet kompetente . Grupi i ekspertëve duhet të punojë raportin e projektit dhe ta dorëzojë pranë Bankës Evropiane për Investime, Përfundimet e mbledhjes janë që të ndërtohet kolektori kryesor i cili do ta zgjidh problemin e kanalizimeve për lagjet Bratica , Totosh , Mali i Bardhë dhe Kodra të cilat janë ndotësit kryesorë të zonës ujëmbledhës të Portë Milenës.  Më realizimin e këtij investimi do të rregullohet problemi nëntokësor i kanalizimit për objekte afariste dhe private në Fushën e Ulqinit. Poashtu pjesë e realizimit të këtij projekti është paraparë edhe ndërtimi i ujrave atmosferikë përgjatë rrugëve Mehmet Gjyli, Totoshi, Gjimnazi , Shtëpia e shendetit  dhe Posta.

Share.