Së shpejti parkim me pagesë edhe në bulevardin “Teuta”

0

Policia Komunale së shpejti do të filloi me akcionin e menjanimit të objekteve dhe automjeteve nga hapësirat publike, prej auto-servisit “Champion” deri tek furra “Evropa” në bulevardin “Teuta”, njoftoi për televizionin tonë  zëvendësi i  kryeshefit të Policisë Komunale Kapllan Muça. Ai shtoi se në shënjestër do të jetë uzurpimi i hapësirave publike pa baza ligjore përgjatë këtij bulevardi pasi administrata lokale vendosi që aty duhet të rregullohet hapësira e parkimit. Komuna së shpejti do të sjellë vendimin që të gjitha ato hapësira publike të shfrytëzohen me përputhje ligjore mbi vendimin e rendit komunal. Muçaj ftoi qytetarët të cilët kanë ndonjë objekt në këtë zonë në hapësirën publike, ti largojnë ato sepse në të kundërtën do tu duhen të paguajnë koston e largimit nga Policia Komunale.

Share.