Së shpejti fushatë  publike  për paraqitjen e mysafirëve dhe  shlyerjen e obligimeve të qytetarëve

0

Me iniciativë të  Drejtorisë së tatimeve, Ministrisë  së zhvillimit të qëndrueshëm  dhe përkrahjes së Qeverisë  së Mbretërisë së Bashkuar , në Komunën e Ulqinit u organizua  takimi me  përfaqësuesit e strukturave udhëheqëse komunale, Drejtorisë së Tatimeve   dhe Organizatës turistike. Përfaësuesja  e Mbretërisë së bashkuar  Eshli Vinter , dëgjoi  vërejtjet e shumta  që parashtruan të pranishmit përsa i përket dhënies së lejeve  për ofrimin e  shërbimeve hoteliere,  paraqitjes së mysafirëve, vjeljes së taksë banimit dhe mosparaqitjes së tyre nga ana e qiradhënësve. Takimi i sotëm u tha se  ka për qëllim  organizimin e fushatës për rritjen e  vetëdijes së opinionit  publik për  rëndësinë  e veprimtarisë  së turizmit si  degë  e zhvillimit strategjik të ekonomisë së Malit të Zi dhe se  qëndrushmëria e financave  në nivelin  lokal  dhe nacional  varet  nga  efekti i  grumbullimit të  mjeteve nga  kjo degë ekonomike.Pritet që  mjaft nga  verejtjet e dëgjuara dhe propozimet të  gjenden në raportin final  që do të hartojë zonja Vinter, e cila solli përvojën nga Mbretëria e Bashkuar në këtë fushë.

Share.

Comments are closed.