Së shpejti fillojnë punimet për rregullimin e Mëhallës së Re dhe urës në Millë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari për veprimtari komunale në Komunën e Ulqinit, Mustaf Gorana, njoftoi për televizionin Teuta se prokurimet publike për rregullimin e Mëhallës së Re dhe urës në Millë kanë përfunduar dhe se punimet do të fillojnë së shpejti. Rregullimin e trotuarit në Mëhallë të Re do ta kryej firma Artek nga Podgorica, kurse ndriçimin publik firma Ramel. Vlera e të dy punimeve është rreth 130.000 euro.

Sa i përket sanimit të urës në fshatin Millë, punimet do ti kryejë firma Flamerstone, kurse vlera e punimeve është rreth 45 .000 euro.

Share.