Së shpejti botohen përrallat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rritja e mirëqenies së femijëve të moshës parashkollore përmes promovimit të vlerave socio emocionale, është projekti ndërkufitar të cilin Mogul e realizon në bashkëpunim me qendrën shqiptare për zhvillim mendor. Ky është projekti i parë ndërkufitar i këtij lloji i cili ka të bëjë me rritjen e mirëqenies emocionale dhe sociale të fëmijëve të moshës parashkollore. Si rezultat i këtij projekti do të jete botimi i një libri me 20 përralla dhe tregime me titullin “Kush e shëroj elefantushin”. Drejtori ekzekutiv i Mogul Xhemal Peroviq tha se kjo është një temë  e cila në të kaluarën është trajtuar shumë pak në çerdhet tona publike, prandaj edhe qëllimi  i këtij projekti është që pikërisht këto tema të vihen në dukje.

Ky projekt mbështetet nga Unioni Europian, ndërsa 15 % financohet nga Komuna e Ulqinit. Duke qenë se ky libër nuk vjen nga ministria e arsimit Peroviq shtoj se janë bërë të gjitha bisedimet dhe rekomandimet me ta.

Psikologia e fëmijëve , Suela Dibra Kaca tha se temat janë përzgjedhur pas disa diskutimesh me fokus grupin e përbër nga edukatoret e çerdheve publike të të dy palëve, ku janë percaktuar disa tema kyçe që janë paraparë si të nevojshme për zhvillimin emocional dhe shoqëror të fëmijëve. Temat që përfshihen në 20 përrallat dhe tregimet janë të grupuara sipas 3 tematikave kryesore.

Psikologia Kaca poashtu shtoj se në manualin që vjen si shoqërues i librit , në pjesën hyrëse ofron një literatur të bazuar në studime psikologjike që lidhen me zhvillimin e fëmijës, ndërsa pjesa e dytë e manualit trajton spjegime të posaçme të çdo përalle dhe tregimi që është në libër.

Psikologia Ardita Koka Kovaci tha se aktivitete kanë filluar me fokus grupet , me edukatoret të cilat dhanë propozimet e temave të cilat janë të nevojshme të trajtohen. Për gjatë dy muajve do të mbahen trajnime me këto edukatore.

Duke qenë se ky libër do të jetë produkt i përbashkët i një bashkëpunimi të mirë në mes edukatoreve që propozuan temat, në mes psikologeve dhe në mes të shkrimtarëve, edukatoret e vlerësojnë se ky libër do të jetë një ndihmëse e madhe për ta në mënyrën e të kuptuarit më mirë një femijë 3 deri në 6 vjeç.

Libri me përralla dhe tregime do të jetë i përkthyer edhe në gjuhën malazeze. Shkrimtarët janë Adelina Mamaqi, Muzafer Caushi dhe Rovena Rozhani. Gjithsej nga ana e Malit të Zi do të botohen 3000 kopje, ndërsa në Shqiperi 5000 të tilla.

Share.