Savoviq:  Rrethanat na kanë çuar në këtë pozitë,  nuk do të dorëzohemi

Savoviq:  Rrethanat na kanë çuar në këtë pozitë,  nuk do të dorëzohemi

0

Pas dhjetë ndeshjeve të luajtura në Ligën e Dytë të futbollit të  Malit të Zi, klubi i “Otrant Olympic” nga Ulqini pësoi një sërë humbjesh serioze. Traineri Milija Savoviq në intervistën për TV Teuta tha se disa rrethana çuan në rezultate të dobëta në fillim të ligës. “Ata që kanë qenë me ne që nga fillimi i sezonit e dinë se rezultatet e dobëta  nuk janë të rastit. Para fillimit të ligës me ekipin nuk kemi bërë  as dhjetë seanca trajnimi, çka u pasqyrua edhe në lojë. Për momentin ka shumë lojtarë vendas që luajnë në ekip por na mungojnë ato më të rinj se 21 vjeç, tha Savoviq. Të dielën ata do të takohen me ekipin e Beranes, i cili ndodhet në vendin e fundit dhe kundër të cilit kanë arritur fitoren e vetme deri tani. Ndeshja e së dielës luhet në orën 14:30 në stadiumin në Plazh të Madh.

Please follow and like us: