Sasi të mëdha të mbeturinave në Plazh të Madhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ekipi i televizionit Teuta vizitoi zonën përreth Plazhit të Madh pranë grykës së lumit Buna, dhe pamjet e kapura nga kamera për fat të keq reflektojnë  anën e keqe të qytetit tonë.  Mungesa e kontejnerëve, banjove  publike dhe neglizhimi i strukturave kompetente për njërën nga pjesët më të bukura dhe më pak të uzurpuara të Ulqinit, është befasuese për turistë që vizitojnë këtë pjesë të bregdetit.

Edhe pse në fund të gushtit, ne shpresojmë se autoritetet do të jenë të ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje, duke marrë parasysh ardhjen e aktorëve të mëdhenj të cilët do të qëndrojnë në qytetin tonë për të inçizuar filmin “Perla e Bunës”.  Prandaj ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe turistëve,  që të trajtojnë me kujdes natyrën tonë, më mënyrë që mysafirët tanë ti presim ashtu si i ka hije qytetit.

Share.