S. Mehmeti: Gjatë një jave 11 intervenime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit gjatë javës së kaluar, saktësisht nga data 18 deri me 24 mars ka intervenuar 11 herë në sipërfaqe të hapura.

Dita më e ngjeshur gjatë kësaj periudhe për zjarrëfiksat e Ulqinit ishte të shtunën, më 23 mars, ku është angazhuar e gjithë fuqia punëtore.

“Ishte një ditë e ngjeshur ku  kemi intervenuar 6 herë. Bëhet fjalë për shuarjen e zjarrit në sipërfaqe të hapur, të shkaktuara kryeshisht nga faktori njeri” shpehet për Televizionin Teuta kryeshefi Mehmeti.

Darza, Sutjeli, Shtoji , Pinjeshi ishin zonat ku u intervenua mbrenda dite, ndërsa intervenime të njëjta kishte edhe gjatë ditëve të tjera.

Kryeshefi Mehmeti apeloi tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë pastrimit të livadheve ,mos ti ndezin ato,  sepse  kemi kushte klimatike të tilla që i shkojnë në favor përhapjes së  zjarrit nga erërat e forta dhe mungesa e reshjeve atmosferike.

Share.