S.Mehmeti: Dikush mbyll sytë ndaj dukurisë së lypësarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lypsarët nëpër semafora të qytetit  ashtu sikurse edhe ata nëpër rrugë e kafene kanë filluar të shndërrohen në shqetësim për shumëkënd, sidomos ditëve të fundit vërehet një numër më i madh  i tyre që supozohet janë të ardhur nga zonat veriore, por dhe rajoni.

Kryeshefi i policisë  komunale Saubih Mehmeti deklaroi se policia komunale nuk ka kompenteca për largimin e lypsarëve nga rruga,kjo është detyrë e Qendrës për Punë Sociale dhe policisë shprehet ai, por pajtohet  që kjo dukuri është shumë e shëmtuar dhe shumë diskutabile.

Ai ka shtuar se lypsarët janë një dukuri problematike për të eliminimin e së cilës nevojitet jo vetëm puna e Policisë por edhe e një spektri më të gjerë.

“Këtu duhet të eliminohen shkaqet e paraqitjes së kësaj dukurie dhe kjo është punë e një spektri më të gjerë e jo vetëm e policisë.Sa i përket fushëveprimit të policisë  komunale , ne bëjmë çdo gjë që është në kompetencat tona, mirëpo këtu nevojitet edhe ndërhyrja e Qendrës për Punë Sociale, policisë, dhe e disa institucioneve tjera relevante”shtoi Mehmeti. Jemi  duke  folur për një strehimore një ditore ku do të ishin strehuar  këto fëmijë , ku do të qëndronin 24 orë, e më pas ato që nuk janë të shoqëruar me prindër, do të vendoseshin në jetimoren në Bijella.”

Mehmeti deklaroi se kjo dukuri nuk është sporadike por bëhet në formë të organizuar,janë të angazhuar personat që menaxhojnë me të miturit,pra I shrytëzojnë .

Ai ven dyshim punën e policisë se gjer më tani me vite të tëra nuk kanë arritur të identifikojnë këto persona që menaxhojnë dhe abuzojnë me këto të mitur , dhe të marrin masat adekuate.

Ai merr shembull vitin e kaluar kurë janë identifikuar personat që i kanë shpërda   fëmijët lypsar,por ndaj tyre nuk ka dijeni nese është marrë ndonjë masë ndëshkuese.

Vitet e kaluara janë organizuar akcione për menjanimin e lypsarëve nga rruga,që i kanë deportuar  në vendet nga vinin  ,kryeshefi Mehmeti shprehet se nuk kanë dhënë rezultate këto akcione,sepse siç u shpreh ai më  pare janë kthyer      ata nga Berane se sa neve me veturat  tona,shprehet ai.

Share.