S.Kaleziq : Punojmë në kontinuitet , puntorët pa paga që nga nëntori i kaluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

NP “Veprimtaritë Komunale” është duke zhvilluar punë efikase në mirëmbajtjen e pastërtisë së qytetit. Stina dimërore këtë vit nuk ka sjellë vështirësitë e vitit të kaluar, duke qënë se akoma nuk jemi përballur me ngrica dhe acar , shprehet për Televizionin Teuta drejtori Skender Kaleziqi.

Vështirësitë me të cilat kjo ndërmarrje është duke u përballur janë mjetet financiare, ku për shkak të bllokimit të xhirollogarisë së Komunës së Ulqinit si dhe mos shlyerjes së obligimeve nga ana e qytetarëve pagat ndaj puntorëve nuk janë të shlyera që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. “Puna jonë është në kontiunitet dhe mund të them se pjesët më problematike të qytetit për nga ana e papastërtisë janë pjesa e prapme e Kalasë, tek shkolla “Boshko Strugar” si dhe Bulevardi i cili lidhë Plazhin e Mash me Shtojin” ; shprehet drejtori Skender Kaleziq.

Share.