S.Hollaj – vaksinimi masovik pritet të fillojë rreth datës 20 prill

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Situata epidemiologjike në Komunën e Ulqinit është drejtë përmirsimit.Në Shëpinë e Shëndetit në Ulqin në Covid ambulancë vërehet një rënje drastike e pacientëve,por edhe të aplikimit të PCR testeve.

Nga fillimi i pandemisë në këtë institucion shëndetësor janë testuar 9.318 persona ,ku 2.702 persona kanë rezultuar pozitiv.Për fat të keq deri tani nga Komuna e Ulqinit këtij virusi nuk i kanë rezistuar 79 persona.

Drejtoresha e Shëpisë së Shëndetit Dr. Sadije Hollaj deklaroi për televizionin Teuta se edhe procesi i vaksinimit është duke vijuar mire dhe ka një interesim të kënaqshëm të qytetarëve për tu imunizuar.

Hollaj u shpreh se rreth datës 20 prill do të fillojë edhe imunizimi masiv i popullatës.Shumë shpejt pritet të arrijnë edhe vaksinat kineze Sinofarm.

Periudha e vaksinimit përkon edhe me muajin e Ramazanit,ku Shëpia e Shëndetit do të tentojë që të lëvizin me orarin e vaksinimit për të ju përshtatur besimtarëve mysliman që edhe ata të kenë mundësi të marrin vaksinën.

H.Nelaj

Share.