Rusia: Nuk kemi lidhje me ngjarjet në Mal të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërkohë edhe Rusia zyrtare i ka hedhur poshtë akuzat se është e përfshirë në ngjarjet e 16 tetorit në Mal të Zi. Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov tha se Rusia dhe organet e saj nuk kajnë kurrfarë lidhjesh me ngjarjet në ditën e zgjedhjeve dhe se deri tani nuk ka pasur kërkesa zyrtare nga ana e organeve të  Malit të Zi për informacione lidhur me hetimet.

Prokurori special Milivoje Katniq, tha në konferencë për media se organizata kriminale që tentonte të sulmonte institucionet e shtetit ishte formuar në Rusi, Serbi dhe mal të Zi, dhe përbëhej prej personave nga të tre vendet.

Share.