Rusia mohon sërish përfshirjet në trazirat në Malin e Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rusia edhe një herë është distancuar nga vatrat e shpërthimit të tensioneve pas të cilave dyshohet se mund të jetë dora e saj. I fundit i listës së vendeve ku për situatën e përshkallëzuar befas Kremlini ka hedhur sytë është Mali i Zi. Kryeministri Milo Gjukanoviq e akuzoi pak ditë më parë Moskën se mbështet opozitën malazeze në valën e protestave të saj për shkak se kërkon të ndalojë anëtarësimin e vendit në NATO. Presidenti rus reagoi sot nëpërmjet zëdhënësit të tij, Dmitry Peskov, duke i hedhur poshtë dhe duke i cilësuar si “mjaft të çuditshme” pretendimet për një përfshirje të Rusisë në trazirat e javëve të fundit.

Share.