RUSIA KËRCËNON DANIMARKËN

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rusia ka kërcënuar se do të sulmojë luftanijet daneze me raketa bërthamore nëse Kopenhaga i bashkohet sistemit të mbrojtjes raketore të NATO-s.Ambasadori rus në Danimarkë, Mikhail Vanin, i ka thënë gazetës daneze Jyllands-Posten se bashkimi me sistemin raketor është kërcënim për Rusinë. Ministri i Jashtëm danez, Martin Lidegaard, ka thënë se deklaratat e Vaninit janë të papranueshme dhe se Rusia e di mirë se mbrojtja raketore e NATO-s nuk është kundër saj.

Share.